TIRANE – Sllovenia do të mbështesë Shqipërinë për të marrë kandidaturën drejt Bashkimit Evropian. Kështu deklaroi kryeministri slloven, Janez Jansa gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, pas takimit që zhvilluan në ambientet e Kryeministrisë.
Duke vlerësuar zhvillimet që ka arritur Shqipëria gjatë vitit të fundit, Jansa u shpreh se ndaj një vendi që ka aspirata për të marrë statusin kandidat në BE, nuk mund të pretendohet që të kërkohet plotësimi i të gjitha kushteve të kërkuara nga Komisioni Evropian.
“Ne nuk mund të kërkojmë nga një vend kandidat që të plotësojë të gjitha kushtet e kërkuara. Kur të fillojë negociatat do të hapen 35 kapituj të tjerë, të cilët duhen plotësuar, nga ekonomia arsimi kultura e të tjerë. Çdo kapitull do të hapet, do të diskutohet. Atëherë do të bëhet një plotësim i përgjithshëm se sa i ka plotësuar një shtet standardet e kërkuara. Jam i kënaqur se Shqipëria me zhvillimet e fundit i ka treguar Bashkimit Evropian se është një kandidat i besueshëm”, -tha kryeministri slloven.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Jansa ndau mbështetjen që Sllovenia do të japë ndaj Shqipërisë në diskutimet që do të realizohen në këshillin Evropian për dhënien apo jo të statusit kandidat të Shqipërisë.
“Unë në këtë pikë do të shërbej si një mbështetje për Shqipërinë. Shumë vështirë të paramendoj rezultatin e këtij debati. Nuk mund të di që tani se çfarë qëndrimi do të mbaj Komisioni. Por mund të them qëndrimin e Sllovenisë, dhe timin personal si përfaqësues. Sllovenia do të mbështesë Shqipërinë për të marrë kandidaturën. Në mendojmë se këto masa që ka marrë Shqipëria këtë vit, absolutisht e meriton”, -u shpreh kryeministri i Sllovenisë.
Ndërkaq, kryeministri shqiptar shprehu vlerësim për kryeministrin slloven lidhur me iniciativën për një ndryshim thelbësor në konventën e OKB për genocidin dhe krimet kundër njerëzimit. “E konsideroj shumë të rëndësishme në funksion të një rendi që vjen duke u bazuar në liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Kërkova mbështetjen e kryeministrit, por edhe bashkëpunim në këtë fushë ku Sllovenia ka një eksperincë të shkëlqyer”, tha shefi i qeverisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com