Janullatos e Mirdita urojnë
Krishtlindjet 2012

Janullatos e Mirdita urojnë<br />Krishtlindjet 2012
TIRANË – Drejtuesit e besimeve orthodokse dhe katolike kanë uruar sot besimtarët për festën e Krishtlindjeve. Siç është bërë tashmë traditë mesazhet e tyre, klerikët e lartë ia kanë përcjellë nëpërmjet mediave shqiptare.

JANULLATOS: 2012 I MBUSHUR ME DURIM
Kryepeshkopi Janullatos ka uror sot besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri! Kapërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore është mesazhi që ai dha për besimtarët, ndërsa uroi që Viti Ri 2012 të jetë një vit i mbushur me durim e paqe.
“Perëndia u shfaq në mish. Kapërcimi i të pamundurës nga ana njerëzore është mesazhi qendror i Krishtlindjeve dhe thirremi ta gëzojmë brenda realitetit të ashpër këtë përvjetor. Ne që vështrojmë me besim, birin dhe fjalën e Perëndisë të bërë njeri, e kemi se ai qëndron me ne dhe se shumë gjëra të pamundura nga ana njerëzore me fuqinë e Perëndisë bëhen të mundura. Vëllezër dhe motra të dashur, uroj që kjo binde të fuqizohet brenda nesh gjatë kësaj periudhe festive, të na ngushëllojë e të na mbështesë në vitin që po vjen! Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri qoftë i mbushur plot me durim dhe paqe!”, tha kryepeshkopi në mesazhin e tij të urimit.

RROK MIRDITA: KOHË KRIZE, KINI BESIMIN NË ZOT
Edhe arqipeshkvi katolik i Durrësit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë ka uruar sot besimtarët katolikë shqiptarë. Ai kërkoi nga njerëzit të kenë besim në Zot në një kohë që shoqëria shfaqet e kërcënuar nga kriza ekonomike.
“Sot shoqëria shfaqet e kërcënuar në një farë mënyre nga varfëria, nga mungesa e një projekti të besueshëm, të pranuar njëzëri për një të ardhme të qëndrueshme nga pasiguria e një mirëqenie të arritshme për të gjithë. Të kremtosh Krishtlindjet do të thotë ta përjetosh urën tënde historike si urën e takimit me Krishtin një takim që i sjell jetës dritë, gëzim dhe shpresë. Qofshin këto Krishtlindje një mundësi e gëzueshme për të gjithë njerëzit për të takuar Zotin e tyre të vërtetë, e për të përjetuar gëzimin e pafund që sjell ky takim! Uroj nga Zemra Krishtlindje të gëzuara e një vit të Ri plot me bekime!”, tha në mesazhin e tij të urimit Imzot Rrok Mirdita.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?