Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit e gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, në një intervistë për Cnn grek ka folur mbi situatën globale të emigrantëve, terrorizmin, xhihadistët e armët.
Sipas tij, për të luftuar fenomenin e migrantëve, duhet të respektohet krijesa njerëzore. “Kjo është madhështia e ortodoksizmit, kur gratë nuk ngurrojnë t’u japin gji, fëmijëve të njerëzve të vuajtur që po vijnë”, thotë Anastas Janullatos.
Ndërsa mbi përgjegjësitë e perendimit për nxitjen e terrorizmit, ai thotë se perëndimi nuk po kujdeset aq sa duhet për këtë çështje. "Unë do t'ju them diçka provokuese. Kam përshtypjen se Perëndimi nuk shqetësohet shumë se çfarë do të thotë padrejtësi dhe varfëri dhe se ku mund t’i çojë popujt varfëria”, ka deklaruar Janullatos.

Kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare thotë se terrorizmi është një luftë ideologjike dhe nuk luftohet vetëm me avionë e raketa.
“Kemi një luftë botërore asimetrike. Ekzistojnë interpretues të Islamit, që theksojnë përmasa të tjera. Kjo është një luftë ideologjike dhe terrorizmi nuk luftohet me avionë e raketa. Po të gjithë terroristët ku i gjejnë armët? Kush ua jep? A nuk janë forcat e mëdha, të cilat përfitojnë parà? Të gjithë ata që blejnë naftën exhihadistëve, kush janë ? Ndonjëherë ne duhet të kemi kurajon për vetëkontroll dhe autokritikë” ngre pyetjen Janullatos.
Sipas tij, këto situata nuk mund të përballohen nëse shoqëritë nuk merren me varfërinë. “Faj kanë të gjitha shoqëritë. Nëse nuk merremi me varfërinë, nuk mund të përballosh këto situata. Dhuna më e madhe është të jesh në varfëri”, thotë Anastas Janullatos.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com