TOKYO- Një i vdekur dhe 40 të plagosur, ai dhe mbi 200 shtëpi të shkatërruara, ky është bilanci i kalimit të një tornado, që ka goditur Japoninë, në veçanti në zonën Tsukuba, në verilindje të Tokyo-s.

Viktima është një djalë 14-vjeçar.
 
Ndërkohë që një tjetër tornado ka goditur edhe qytetin e Moka-s dhe zonat pranë, duke shkaktuar 9 të plagosur duke shkatërruar 360 vendbanime.
 
Autoritetet kanë lajmëruar banorët në rajonet e Kanto e Tokai, se tornado të tjerë rrezikojnë të godasin rajonin dhe zonën e Tohoku, që është edhe zona më e goditur nga tërmeti dhe tsunami i vitit të kaluar.

Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)