Japoni, 72 vite nga sulmi i parë
atomik në botë në Hiroshima

Japoni, 72 vite nga sulmi i parë<br />atomik në botë në Hiroshima
Japonia sot ka kujtuar 72 vjetorin e sulmit atomik në Hiroshima, i cili njihet edhe si sulmi i parë atomik në botë.

Sulmi në Hiroshima u bë më 6 gusht të vitit 1945, ndërsa tre ditë më vonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryen edhe një sulm të dytë në Nagasaki
.
Të dyja sulmet u kryen në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Japonia është i vetmi vend në botë, i cili ka përjetuar dy sulme atomike, ku janë vrarë 214 mijë persona, 140 mijë në Hiroshma dhe 74 mijë në Nagasaki, ku shumë humbën jetën disa javë, muaj apo vite për shkak të plagëve të shkaktuara nga sëmundjet e lidhura me rrezatimet.

Për shkak të natyrës shkatërruese të këtyre lloj armëve, shumë njerëz në Japoni i konsiderojnë këto sulme të SHBA-së si krime lufte, pasi në shënjestër ishin civilët.

Nga ana tjetër amerikanët besojnë se këto sulme çuan në përshpejtimin e përfundimit të konfliktit të përgjakshëm, duke shpëtuar mijëra jetë njerëzish.

[gallery]23394[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga