JAPONI - 7 persona rezultojnë të zhdukur dhe besohet se kanë humbur jetën pas shembjes së një masivi të madh dheu në një tunel rrugor në perëndim të Tokios në Japoni.

Mediat lokale raportojnë se një masiv i madh betoni është rrëzuar në brendësi të tunelit, duke zënë poshtë një numër të madh makinash, ndërsa 7 persona raportohen të humbur.

Të mbijetuarit thotë se ngjarja ka ndodhur në tunelin Sasago, nga ku ende vazhdon të dalë tym i zi, ç’ka bën të mendosh për një vatër të madhe zjarri në brendësi të tij.

Tuneli 80 kilometra në perëndim të Tokios, lidh kryeqytetin japonez me qytetin e Nagoya-s.

Televizioni publik NHK raporton se shtëllungat e tymit të zi nuk kanë të ndalur gjatë natës së kaluar dhe orët e para të mëngjesit të sotëm.


(aq/shqiptarja.com)