Japoni, liderët e 19 vendeve më me ndikim në botë, mbërrijnë në Osaka

Dhjetëra mijëra policë janë vendosur sot në rrugët e Osaka, në Japoni, për të patrulluar zonën rreth ndërteses ku ditën e nesërme liderët e 19 vendeve  më me ndikim në botë dhe Bashkimi Evropian, do të takohen në kuadër të samitit të 14-të të G20 për të diskutuar mbi çështjen e ndryshimeve klimatike, tregtinë e lirë dhe pabarazinë ekonomike.

Në pistën e aeroportit të Osaka, që në orët e para të mëngjesit, u ulën me rradhë Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, i ftuar në takim si mbajtës i presidencës së Bashkimit Afrikan, Kryeministri indian Narendra Modi, vendi i të cilit në vitin 2022 do të organizojë samitin e G20, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili do të takohet veçmas me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe presidentin rus Vladimir Putin, me të cilët do të diskutojë rreth blerjes nga ana e Ankarasë, të sistemeve mbrojtëse raketore S400 të prodhuara nga Rusia, Presidenti i Argjentinës Mauricio Macri dhe Presidenti kinez Xi Jinping, i cili paraprakisht i konsideroi protestat e Hong Kongut si një çështje e brendshme e Kinës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën