Japoni, mbyllet reaktori i fundit
vendi pa energji bërthamore

Japoni, mbyllet reaktori i fundit <br />vendi pa energji bërthamore
TOKIO – Japonia ka fikur sot edhe reaktorin e fundit bërthamor që ende punonte, në kuadër të masave të sigurisë që vazhdojnë që prej katastrofës në Fukushima pas cunamit të marsit 2011.

Reaktori i tretë i centralit Tomari, në Hokaido, nisi proçedurën e mbylljes për një kontroll rutinë të mirëmbajtjes. Pas cunamit, të gjithë reaktorët bërthamorë në Japoni u janë nënshtruar kontrolleve rutinë për të parë se sa janë të mbrojtur ndaj fatkeqësive natyrore. Që kur ka nisur ky kontroll, asnjë reaktor nuk është rivënë në punë.

Japonia mbetet kështu pa energji elektrike prej centraleve bërthamore për herë të parë pas 40 vjeteësh. Sasisa e energjisë që Japonia siguronte prej reaktorëve bërthamorë është 30% e energjisë që konsumon vendi. Qeveria ka paralajmëruar se në verë Japonia mund të përballet me ndërprerje të energjisë.

Në fakt, dy reaktorë të centralit Ohi në Japoninë perëndimore janë deklaruar si të sigurtë, por qeveria ende nuk ka urdhëruar ndezjen e tyre për shkak të presionit të madh që vjen prej opinionit publik.

Mbyllja e reaktorit të fundit bërthamor, u përshëndet me një marshim të aktivistëve në Tokio. Rreth 5500 njerëz kërkuan që vendi i tyre të mos i rikthehet më energjisë bërthamore për shkak të rreziqeve që sjell ajo. Japonia nisi prodhimin e elektricitetit nga energjia bërthamore në vitin 1970.

(Në foto, protestuesit me pankartat në formën e krapit “koinobori”, simbol që përdoret për Ditën e fëmijëve dhe që është marrë nga aktivistët antinuklearë)

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf