Japoni, përfundojnë bisedimet mes
Abe dhe Putin, s'ka traktat paqeje

Japoni, përfundojnë bisedimet mes<br />Abe dhe Putin, s'ka traktat paqeje
Kanë përfunduar dy ditët e bisedimeve mes kryeministrit japonez, Shinzo Abe dhe presidentit rus, Vladimir Putin, pa u arritur përfundimi i traktati të paqes.

Edhe pse kanë njohur rëndësinë e firmosje së një traktati paqeje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Mes Rusisë dhe Japonisë nuk ekziston një traktat i tillë që prej 70 vitesh, kohë kur vendet dolën nga Lufta e Dytë Botërore.

Fokusi i bisedimeve kanë qenë ishujt Kuril  të cilët janë pushtuar nga forcat sovjetike në fund të Luftës së Dytë Botërore, ishuj të cilët Japonia kërkon t’i kthehen, por edhe për këtë çështje nuk është arritur progres.

Putin nga ana e tij u shpreh se kjo çështje nuk mund të zgjidhej për një kohë të shkurtër, pasi këta ishuj ishin pjesë e rëndësishme e sigurisë së Rusisë.

Ne kemi dy baza detare në Valdivostok, prej nga anijet tona dalin në Paqësor dhe shpresoj se pala japoneze do ta marri në konsideratë këtë gjë. Do të isha naiv nëse do të mendoja se kjo çështje mund të zgjidhet së shpejti”, është shprehur presidenti rus.

Ndërkohë gjatë vizitës së presidentit rus, në Tokio janë zhvilluar edhe protestat cilat kërkonin rikthimin e ishujve Kurli, ku gjatë pushtimit të tyre nga forcat sovjetike janë larguar rreth 17 mijë  njerëz.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës