JAPONI - Temperaturat përvëluese kanë goditur Japoninë duke shënuar kështu vlerat më të larta gjatë viteve të fundit, tha Instituti i Meteorologjisë. 

Në Shimanto, të pjesës perëndimore të ishullit Shikoku, barometri shënoi 41 gradë Celsius të hënën, niveli më i lartë në mbarë vendin që nga të dhënat e vitit 1872.

Ndërsa temperaturat nuk ishin aq të larta në Tokio, ku zyra e gjendjes emergjente tha se 52 persona janë shtruar për shkak të dehidratimit në urgjencat e pediatrisë dhe kardiologjisë. 

Qytetarë dhe vizitorë janë mbledhur në një shatërvan për tu freskuar në qendër të Tokios.  Parashikimet e meteorologëve thonë se kjo valë të nxehti do të vazhdojë edhe në ditët në vijim duke bërë që muaji gusht thyej një rekord në vitet e fundit.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)