Japoni, Shinzo Abe rizgjidhet kryeministë

 /ATSH-AFP/ - Shinzo Abe u rizgjodh sot kryeministër i Japonisë nga deputetët dhe senatorët, dhjetë ditë pas fitores të partisë së tij Liberal-Demokrate (PLD, e djathtë) në zgjedhjet legjislative të parakohshme.

Lideri konservator pa rival të vërtetë, Abe mori 328 vota nga 470 të shprehura në Dhomën e Ulët dhe 135 nga 240 në Dhomën e Lartë, duke u vendosur për herë të tretë të karrierës së tij në krye të arkipelagut japonez.

Kjo rizgjedhje ishte një formalitet, PLD duke pasur 291 deputetë dhe aleati i tij i qendrës, Nouveau Komeito 35, Abe, partia e të cilit dominon gjithashtu Senatin, bashkoi të gjithë kampin dhe madje dhe përtej këtij kampi.

Ai u përball me katër kandidatë të tjerë, të cilët nuk kishin asnjë mundësi. I dyti, Katsuya Okada, kandidat i Partisë Demokratike të Japonisë (PDJ, qendra e majtë), mori 73 vota nga deputetët dhe 61 nga senatorët.

Shinzo Abe do të formojë qeverinë që prej ditës së sotme duke lënë në post të gjithë ministrat aktualë, me përjashtim të atij të Mbrojtjes, sipas medias.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuri goditi fillimisht me sende të forta