Japoni, Tokio mund të qeveriset
për herë të parë nga një femë

Japoni, Tokio mund të qeveriset<br />për herë të parë nga një femë
Ish-ministrja e Mbrojtjes në Japoni, Yriko Koike mund të jetë Guvernatorja e parë në histori e Tokios.
 
Mediat japoneze e rendisin Koiken si fituese pas sondazheve të mbyllura ditën e djeshme në orën 20:00.
 
Nëse ish-ministrja e Mbrojtjes zgjidhet si Guvernatore e kryeqytetit japonez sfidat kryesore do të jetë frenimi i problemeve financiare që shqetësojnë përgatitjet e Tokios për të pritur Lojërat Olimpike në vitin 2020.
 
“Unë do ta udhëheq politikën në Tokio në një mënyrë të paparë ndonjëherë. Do të shikoni një Tokio që nuk e keni parë më parë,” deklaroi 64-vjeçarja Koike.
 
Më parë dy Guvernatorët e fundit janë detyruar të japin dorëheqjen, për shkak të skandaleve të lidhura po me lojërat olimpike Tokio 2020.


Xh.M/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë