Japoni, treni niset 20 sekonda më
heret, kompania kërkon falje

Japoni, treni niset 20 sekonda më<br />heret, kompania kërkon falje<br>
Një kompani hekurudhore në Japoni ka kërkuar falje pasi një prej trenave të tyre u nis 20 sekonda më herët.

Kompania publikoi një njoftim ku i kërkonte falje udhëtarëve pasi tren ishte planifikuar të nisej në 9:44:40 dhe u nis në 9:44:20 me orën lokale.

Menaxhimi në linjën Tsukuba Express midis Tokios dhe qytetit të Tsukuba thonë se ata "sinqerisht kërkojnë falje për shqetësimin" e shkaktuar.
"Ekuipazhi nuk ka kontrolluar mjaft kohën e nisjes dhe ka kryer operacionin e nisjes," thuhej në deklaratë.
twitter

Shumë përdorues të medias sociale reaguan me befasi ndaj gjestit të  kompanisë.

Linja Tsukuba Express merr udhëtarët nga Akihabara në Tokio lindore deri në Tsukuba në rreth 45 minuta.

Është e rrallë për trenat në Japoni, e cila ka një nga hekurudhat më të besueshme në botë, për t'u nisur në një kohë tjetër me atë të planifikuar.

Përdoruesit e trenave të impresionuar nga veprimi i kompanisë e shpërndanë në rrjete sociale  historinë dhe etiketuan operatorët e tyre lokalë të trenave veçanërisht në Britani, ku shërbimet hekurudhore shpeshherë vonohen.  

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri