JAPONI - Në Japoni do të zhvillohen ditën e sotme zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku sipas sondazheve pritet që opozita të fitojë. Sondazhet tregojnë se PLD-ja, Partia Liberal Demokratike e rrëzuar nga pushteti në vitin 2009 pas 5 dekadash qeverisje parashikohet të fitojë përballë demokratëve.
Ndërsa DPJ, Partia Demokratike e Japonisë e themeluar në vitin 1996 nga disidentët e PLD-së dhe militantët e së majtës, që ka qeverisur vendin që prej fitores në zgjedhjet e vitit 2009 po përballet kohët e fundit me pakënaqësitë e elektoratit. Drejtuesi i kësaj partie, Kryeministri aktual i Japonisë Hoshihiko Noda nuk ka mundur të mbajë një sërë premtimesh mbi rimëkëmbjen e ekonomisë në recesion nga shpenzimet publike dhe rritjen e sigurisë në centralet bërthamore, ku shkatërrimet e tërmetit dhe tsunamit të marsit 2011 ndikuan në një rënie të thellë ekonomike gjatë këtij viti.
Ndërsa shefi i PLD-së Shinzo Abe është favorit për postin e kreut të qeverisë japoneze pasi ka premtuar një sërë planesh për rimëkëmbjen e vendit ku ndër to edhe forcimin e kontrollit të Japonisë në grupin e ishujve të diskutuar me Kinën.
Sondazhet paraprake kanë treguar njëkohësisht se një pjesë e popullsisë japoneze nuk do të votojnë, për shkak të zhgënjimit tek politikanët vendas.
Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com