Japonia blen 3 ishujt e pretenduar
nga Kina: "T'i marrim sa më parë"

Japonia blen 3 ishujt e pretenduar <br />nga Kina:
TOKIO - Qeveria japoneze vendosi blerjen e tre ishujve në Detin e Kinës Jugore, ishuj të pretenduar nga Kina. Lajmi u bë i ditur sot nga zëdhënës i qeverisë japoneze.

"Gjatë një takimi ministerial, u ra dakord që ne të bëhemi pronarë të tre ishujve të grupit të ishujve Senkaku, sa më shpejt të jetë e mundur'', deklaroi Osamu Fujimura, i cili shqiptoi emrin japonez të këtyre ishujve, ndërkohë që kinezët përdorin emrin Diaoyu.

Ky grup ishujsh, tani pronë private e një familjeje japoneze, ka qenë në qendër të mosmarrëveshjeve dhe përkeqësimit të marrëdhënieve mes Japonisë dhe Kinës.

Pak ditë më parë Ministria e Jashtme e Kinës reagoi ashpër duke deklaruar se “Kina do të marrë masat e duhura për të mbrojtur sovranitetin mbi ishujt e diskutuar”.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë