Qeveria e Japonisë i ka dhënë Shqipërisë një ndihmë financiare prej 4 milionë dollarë. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi shkëmbeu sot notat me Ambasadorin e Japonisë, Kazuyoshi Umemoto.
Prioritet i kësaj marrëveshjeje është mbrojtja e mjedisit duke ofruar shërbime logjistike, ekologjike etj.. Projekti do të ndikojë në optimizimin e shërbimeve administrative për institucionet qeveritare, rritjen e kapaciteteve monitoruese dhe zbatimin e planeve të veprimit për rehabilitimin e zonave të dëmtuara mjedisore, rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e mjedisit, si dhe reduktimin e ndotjes së ajrit.
Qeveria Japoneze përbën një nga donatorët bilateralë më të rëndësishëm, i cili deri në vitin 2014 ka siguruar rreth 382 milionë dollarë në kredi të buta dhe grante. Nga këto:
- Ndihmë falas (grant) – 168 mln USD
- Kredi me terma të buta – 200 mln USD
- Asistencë Teknike – 9 mln USD
- Trajnime – 3.2 mln USD
Mund të përmenden këtu ndihmat për furnizimin e institucioneve shëndetësore me pajisje mjekësorë (tre projekte me vlerë 1.34 miliardë YEN ose 10 mil USD), për rritjen e prodhimit bujqësor (13 miliardë YEN ose 100 mil USD), në fushën e infrastrukturës për pastrimin dhe menaxhimin e zonave bregdetare (në bashkëpunim me BB), kreditë në mbështetje të infrastrukturës energjetike, kanalizimeve të Tiranës, bashkëpunimi teknik në përgatitjen e Planit Tematik Urban të Tiranës së Madhe, Konservimit dhe përdorimit të qëndrueshëm të Parkut kombëtar Divjakë-Karavasta, Minimizimi dhe Riciklimi i Mbetjeve etj.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com