Japonia në alarm nga raketa balistike
e Phenianit, banorët në vendstrehime

Japonia në alarm nga raketa balistike<br />e Phenianit, banorët në vendstrehime
Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike që fluturoi mbi Japoninë veriore para se të binte në det.
 
Nuk u bë asnjë përpjekje nga ana e japonezëve për të rrëzuar raketën, e cila u nis në orë e para të mengjesit me orën lokale, duke detyruar autoritetet të bëjnë paralajmërime për sigurinë e banorëve, të cilët nxituan të hynin në vendstrehime.
 
Raketa shpërtheu në tri pjesë para se të binte në det, njoftojnë mediat lokale japoneze.
 
Kjo raketë vjen pas tri raketave të lëshuara të premten dhe të shtunën nga Koreja e Veriut, të cilat ranë në bregdetin lindor të Japonisë.
 
Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se qeveria po bënte gjithçka për të mbrojtur jetën e njerëzve.
 
Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit Yoshihide Suga e përshkroi testin e fundit si një kërcënim "të paprecedent" dhe se Japonia do të marrë "hapa të përshtatshëm" si përgjigje.
 
Japonia ka të ngjarë të shohë këtë incident si një përshkallëzim serioz të tensioneve mes dy vendeve, shprehet Yogita Limaye, reportere e BBC në Seul.
 
Pentagoni tha se testi i së martës nuk përbënte kërcënim për SHBA dhe ushtria po punonte për të mbledhur më shumë informata për këtë.
 
Këtë muaj, Koreja e Veriut kërcënoi të lëshonte raketa drejt ishullit Guam, ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump paralajmëroi se Pyongyang do të përballet me "zjarr dhe tërbim" nëse kërcënonte SHBA.
 
SHBA dhe Koreja e Jugut janë aktualisht të angazhuar në ushtrime të përbashkëta ushtarake dhe testet e raketave të Phenianit janë përgjigjee këtyre manovrave.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale