Japonia nderon kryeministrin
Thaçin me titullin "Doktor Nderi"

Japonia nderon kryeministrin<br />Thaçin me titullin "Doktor Nderi"
Në ditën e fundit të vizitës zyrtare në Japoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin Kinki, ku është nderuar me titullin e Doktorit të Nderit.

Ai para studëntevë të Universitetit të Kinkit, tha se ka edhe shumë për të bërë, pasi që sipas tij e gjitha mbështetet në themelet e edukimit.

“Unë jam krenar që qëndroj para jush sot, si udhëheqës i një vendi që ka udhëtuar një rrugë të gjatë për këto gjashtë vite. Por, gjithashtu jemi të vetëdijshëm se ne kemi shumë më tepër për të bërë. Kur shikojmë përpara se çka ne duam të arrijmë, ne e dimë se e gjitha mbështetet në themelet e edukimit dhe mësimit. Ashtu sikur që secili prej jush që do të ketë një rol të madh për të luajtur në të ardhmen e vendit tuaj, studentët tanë do të formësojnë atë që vjen më pas për Kosovën” – tha Kryeministri Thaçi në adresimin e tij në Universitetin Kinki.

Sipas certifikatës së Doktoratës së Nderit të Universitetit Kinki, të nënshkruar nga President Hitoshi Shiozaki dhe Drejtori i Shkollës Pasuniversitare të Universitetit Kinki, Takashi Aoki, në pajtim me dispozitat e marrëveshjes akademike të arritur mes Universitetit Kinki dhe Universitetit të Prishtinës, Universiteti Kinki ka vlerësuar kontributin e shquar që Kryeministri Thaçi ka dhënë në thellimin e zhvillimit të bashkëpunimit ndërkombëtar mes Japonisë dhe Republikës së Kosovës, përmes shkëmbimeve reciproke, po ashtu kontributin dhe lidershipin që Thaçi ka shfaqur drejt konsolidimit të sistemit legal të Republikës së Kosovës.

Bazuar në këtë, Universiteti Kinki i ka akorduar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi titullin e Doktorit të Nderit. /KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike