JAPONI - Është tërhequr alarmi për tsunami në verilindje të Japonisë pas një tërmeti me magnitudë 7.3. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 245 km në juglindje të Kamiashit dhe u ndje edhe në kryeqytetin e Tokios.

Epiqendra e tij ka qenë rreth 245 km në jug-lindje të Kamiashit dhe është ndjerë edhe në kryeqytetin e Tokios. Gradaçelat e kryeqytetit janë tronditur në mënyrë të dukshme.

Kryeministri i vendit Yoshihiko Noda ka ndërprerë fushatën elektorale zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në 16 dhjetor në Japoni.

Sipas informacioneve të fundit të Agjencisë që merret me menaxhimin e qendrave bërthamore, nuk ka pasur asnjë anomali në impiante. Deri tani nga mediat japoneze nuk ka njoftime për vdekje apo dëmtime serioze.

Paralajmërimi për tsunami ishte lëshuar edhe për në brigjet e prefekturës së Miyagit në veri perëndim të Japonisë. Kjo prefekturë u godit nga tsunami që pasoi tërmetin prej 9 ballësh në 11 mars të 2011-s.

Si rezultat i kësaj, 6 reaktorë në qendrën e Fukushimës u dëmtuan rëndë, çka u konsiderua si një nga ngjarjet më të rënda që prej incidentit të Cernobilit. Gjithashtu tsunami shkatërrues shkaktoi më shumë se 15 mijë viktima dhe 3.200 njerëz rezultojnë ende të zhdukur.

PAS TERMETIT U PARALAJMERUA RREZIK PER TSUNAMI
Qendra Amerikane e Paralajmërimit të tsunameve në Paqësor tha se tsunami nuk mund të jetë i rrezikshme për Oqeanin Paqësor, por mund të jetë shkatërrues për disa brigje lokale.

Paralajmërim për tsunami është lëshuar edhe për në brigjet e prefekturës së Miyagit në veriperëndim të Japonisë, e cila u godit nga tsunami që pasoi tërmentin prej 9 ballësh në 11 mars të 2011-s. Si rezultat i kësaj, 6 reaktorë në qendrën e Fukushimës u dëmtuan rëndë dhe u konsiderua një nga ngjarjet më të rënda që prej incidentit të Çernobilit.

(lç/Gre.M/Shqiptarja.com)