JAPONI - Japonia ka ngritur sërish nivelin e alarmit toksin në centralin bërthamor të Fukushimës nga i pari në të tretin për shkakun se të hënën u zbulua një rrjedhje e ujit të kontaminuar nga depozitat.
 
Sipas ekspertëve, përmbajta radioaktive e ujit ishte shumë e fortë dhe e rrezikshme, “njësoj si t’i jepje një punonjësi brenda një ore, dozën e radioaktivitetit të pesë vjetëve.”

Uji radioaktiv u zbulua që rridhte nga një depozitë e vendosur në terrenin e uzinës. Që pas cunamit të vitit 2011, kjo është hera e parë që Japonia ka deklaruar një ngjarje të tillë.
 
Pas cunamit të marsit 2011, problemet e radioaktivitetit të centraleve u eliminuan nga sistemet e ftohjes të reaktorëve në uzinë, tre prej të cilëve u shkrinë nga poshtë.

Uji për ftohjen e reaktorëvë u derdh, por  një sasi e madhe e ujit të kontaminuar duhej të ruhej në vend.

Prej kësaj sasie, një pellg uji që kishte rrjedhur prej reaktorëve u pa  këtë javë dhe sipas Masayuki Ono, menaxher i përgjithshëm i Tepco-s,  “përmbajtja e tij është e barabartë me sasinë  ekspozimit që iu akumulohet punonjësve të centralit për pesë vjet. Pra, kemi gjetur një nivel  rrezatimi të fortë njësoj si t’i jepje dikuj brenda një ore, dozën e rrezantimit të pesë vjetëve.”
 
Pasi u konstatua rrjedhja, ekipet e punëtorëve të uzinës rrethuan depozitën që rridhte me thasë rëre dhe u përpoqën të thithnin pellgjet e mëdha të ujit radioaktiv.

Por, sipas ekspertëve, kjo është një punë e vështirë dhe e rrezikshme; uji është aq radioaktiv sa ekipet duhet të ndërrohen vazhdimisht. Gjithsesi, shumica e ujit toksik është larguar nga terreni.
 
Ngjarje të tilla janë të klasifikuara në shtatë nivele: Nivelet 1-3 janë "incidente" dhe nivelet 4-7 "aksidente". Shkrirja e trefishtë në Fukushima dy vjet më parë ishte klasifikuar si një incident të nivelit të 7.
 
Shkalla e alarmit është projektuar në mënyrë të tillë që rëndësia e një ngjarjeje të jetë rreth 10 herë më e madhe për çdo rritje niveli

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)