Rudina Hajdari flet në Kuvend nën emocione të forta: Do bëj hapa të sigurtë, ja pse nuk e dogja mandatin

Ditën e sotme Kuvendi ka vijuar seancën e radhës plenare. Në nisje të seancës janë betuar edhe tre deputetët e rinj të opozitës të cilët morën mandatin ditën e djeshme në Komisionin Qëndror Zgjedhor. Ndërkohë seanca ka vijuar me fjalimet e deputetëve socialistë ndërkohë që në kuvend mungonte kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Berlin.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se Lulzim Basha ka ikur jashtë vendit për të shamngur hetimin e Prokurorisë.

Në kuvend ka folur edhe deputeti demokrat Myslim Murrizi i cili ka deklaruar se kërkon ndryshimin e reformës zgjedhore. Në fund të fjalës së tij ai është duartrokitur nga të gjithë deputetët e pranishëm në kuvend.

Deputetja demokrate Rudina Hajdari deklaroi se ka qëndruar në politikë për të ndryshuar sistemin e vjetër politik. Ajo tha se po bën hapa të sigurtë në politikë dhe do të sjellë një model tërëisht të ndryshëm nga ai që na ka qeverisur në këtë 28 vite.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:28
Deputeti i PS: Bashkia e Vorës është kthyer në celulë të PD-së

Deputeti i Partisë Socialiste, Sadi Vorpsi në fjalën e tij në Kuvend ka theksuar se vëmendja e qeverisë tashmë është drejt zhvillimit rural, ndërsa shtoi se në bashkinë Vorë është stina e fundit ku kryetari i bashkisë vendos në rresht administratën dhe nuk i shërben qytetarëve.

“Jashtë Kuvendit sjellja e opozitës është totalisht në dëm të së ardhmes së vendit. Dua të ndaj me ju shqetësimin si deputetë i Vorës, se atje qytetarët nuk marrin dot shërbimin që u takon në zyrat e Bashkisë. Zyrat e Bashkisë Vorë, janë kthyer në celulë të Partisë Demokratike. Ky nuk është imazhi i banorëve të Vorës. I Shqipërisë jo e jo. Kjo është stina e fundit ku kryetari i Bashkisë së Vorës rreshton administratën dhe ndalë punën në shërbim të qytetarëve” tha deputeti Vorpsi

Duke u fokusuar te marrëveshja me Gjermaninë për projektin e zhvillimit të qëndrueshëm Rural, Vorpsi u shpreh se janë 2 milionë euro që do investohen për programin “100 fshatrave”. Për këtë program po angazhohen katër ministri sipas zonave të përcaktuara. Janë tre shtylla kryesore, përmirësimin e infrastrukturës publike, infrastruktura rrugore, infrastruktura urbane, shërbimet publike, infrastrukturës mjedisore etj. Rivitalizimi hapësirave publike, agro turizmit, përmirësimi i kushteve të biznesit. Vora ka përfituar nga ky program në dy zona, Marikaj dhe Prezë”, tha ai.

“Janë 500 mijë euro të investuara për urën e vjetër dhe akset rrugore. Po ashtu segmenti rrugor Vorë-Fushë Krujë 4.9 milionë euro. Vora për pak ditë inauguron qendrën shëndetësore me një vlerë 600 mijë euro”, shtoi Vorpsi.

“Ana negative, që është kthyer në një gangrenë dhe ka të bëjë me rrjetin e energjisë elektrike të amortizuar në ekstrem. I bëjë thirrje ministres Balluku të zgjidh këtë problematikë në  dy zonat në fjalë, se ato njerëz të mirë boll janë dhunuar nga Fiqiru i Bashkisë. Ne do tregojmë vullnetin tonë sërish në drejtim të zhvillimit të vendit dhe zonave rurale”, tha Vorpsi.

Ora 13:37
Rudina Hajdari flet në Kuvend nën emocione të forta: Do bëj hapa të sigurtë, ja pse nuk e dogja mandatin (VIDEO)

Nën emocione të forta që shpesh i krijonin vështirësi në të folur, Rudina Hajdari, mbajti fjalimin e parë në Kuvend, pas vendimit të saj kundër grupit të PD-së, për të mos hequr dorë nga mandati i deputetit. 

Rudina Hajdari u shfaq në foltoren e kuvendit si një zë kritik ndaj sistemit politik që ka qverisur vendin përgjatë 28 viteve. Ajo tha se ky model politik ka sjellë gjendjen e mjeruar ku ndodhet vendi sot dhe nëse nuk bëhet gjë për ndryshimin e tij edhe brezat e tjerë do të rriten me të njëjtën frymë. Hajdari deklaroi se arsyeja pse ka vendosur të hyjë në politikë dhe të mos djegë mandatin është sepse do të sjellë një frymë të re, të ndryshme nga ajo që na ka qeverisur përgjatë këtyre viteve

"Dalje e protestuesve në veri dhe në jug shkaktoi një metamorfozë. Ky model politik është armik i interesave të qytetarëve. Kjo politikë e mbrapshtë e ushqyer nga urrejtja që ka sjellë në këtë situatë të pazakontë. Qëndrimet radikale dhe marrëveshjet e fshehta na kanë sjellë drejt thirrjes E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ne jemi rritur me këtë thirrje por nëse nuk heqim dorë nga ky model politik edhe fëmijët tanë do të rriten me këtë thirrje.

Dorëzimi i mandateve në bllok nuk është gjë tjetër përveçse një përshkallëzim ekstrem i politikave të këtyre 28 viteve i cili vetëm ndalon procesin e integrimit

Shqipëria nu duhet të shihet si një model destabilizimi në Ballkan. Kjo qeveri vazhdon të mos pranojë me arrogancë gjendjen e mjeruar të shqiptarëve. Kjo qeveri nuk do t'ia dijë më as për mbështetësit e saj Këtë e tregon qartë edhe raporti i fudit i DASH.

Ashtu si çdo deputet jam përgjegjësi përpara zgjedhësve të mi. Unë do bëj hapa të sigurtë larg politikës së vjetër. Arsyeja pse unë kam hyrë në politikë dhe pse vendosë të mos djeg mandatin është se dua të sjellë një frymë të re politike në vend", u shpreh Hajdari.

Rudina Hajdari, vajza e deputetit të ndjerë Azem Hajdari, doli në kundërshti me vendimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, dhe kryetares së LSi-së Monika Kryemadhi e aleatëve të djathtë, që i kushtoi përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Vendimin për të mos hequr dorë pëballë qytetarëve që e kanë zgjedhur, Hajdari tha se e mori pas konsultimeve edhe me ndërkombëtarët. 

Ora 11:41
Shkon në 96 numri i deputetëve, betohen Ralf Gjoni, Enada Koçiraj dhe Nimet Musai

Janë betuar ditën e sotme deputetët e LSI-së të cilët morën mandatin dje nga Komisioni Qëndror Zgjedhor.

Ralf Gjoni, kandidati i LSI-së në qarkun e Tiranës  Nimet Musai kandidati i LSI-së në qarkun e Fieri dhe Enada Koçiraj kandidate e LSI-së në Vlorë u betuan ditën e sotme në nisje të seancës së Kuvendit.

Mandatimi i tyre ka çuar në 96 numrin e deputetëve në Kuvend, 11 kandidatë janë betuar gjatë dy seancave të mëparshme dhe tre deputetë, Mylsim Murrizi, Lefter Koka dhe Rudina Hajdari nuk hoqën dorë nga mandati.

Ora 11:30
Deputetët duartrokasin Murrizin: Komunistët herë ndërrojnë xhaketat, herë kalojnë ylberin

Deputeti demokrat Myslim Murrizi, i cili nuk pranoi të digjte mandatin bashkë me kolegët e tjerë demokratë ka deklaruar ditën e sotme se kërkon ndryshimin e reformës zgjedhore duke thënë se pavarësisht se pavarësisht se kanë kaluar 27 vite që nga rrëzimi i Partisë së Punës, përgjatë këtyre viteve na kanë qeverisur vetëm komunistë të cilët nuk jan kujdesur për problemet e popullit.

"Jam pro ratifikimit të marrëveshjes për shpëndarjen e energjisë elektrike. Sipas traditës duke parë edhe parafolësin edhe unë do të përpiqem të jem po aq brenda rendit të ditës po aq sa kanë qenë kolegët e mi dhe të maxhorancës.

Në 22 marsin e 27 viteve më parë shqiptarët hoqën Partinë e Punës së Shqipërisë por nuk i hoqën dot komunistët. Ata kanë qeverisëur vendin në këto 27 vjet pavarësisht se herë ndëërrojnë xhaketat dhe herë kalojnë ylberin. Jemi në një sistem politike të kapur prej fyti për t'iu shmangru balafaqimit direkt.

Balla foli për kodin zgjedhor por sot duhet prishur sistemi politik. Kemi tre palë zgjedhje që i fshihemi votës së këtij populli. Ndryshimin e këtij sistemi zgjedhor do e votoja me shumë dëshirë. Vijnë këtu njerëz që nuk kanë asnjë përgjegjësi politke vetëm në sajë  të listave. Unë përfaqësoj 17 mijë votues, nuk e dorëzova mandatin për t’i dalë kundër atyre që bënë ndryshimin në 2008. Hapni listat dhe pastaj bëjmë politikë.

Me ndryshimet e 2008 sollën kriminelët në Kuvend. Kastriot Islami dhe Ilir Rusmaili forcuan pashallëkun e deputetëve në Kuvend.

Në këtë kuvend nuk flitet për hallet e popullit. Sa herë kam folur për problemet lokale të Lushnjës qeshën të gjithë se thanë këtu flitet për NATON e gjëra të mëdha. Mua nuk me presionon asgjë. Shqiptarët duhet ta clirojnë këtë vend që të mos jemi ushtarë që ngrenë dorën për të votuar. Ja pse unë nuk u vura në rresht", u shpreh Murrizi.

Në fund të deklaratës së tij, Murrizi u duartrokit nga të gjitë deputetët e pranishëm në sallë.

1553164612_Screenshot1.png

Ora 11:27
Balla: Rusët financojnë fushatat e Bashës, iku nga Shqipëria për të shamngur Prokurorinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përmendur një investigim të ri sipas të cilit edhe dy rusë të tjerë janë të përfshirë në kompaninë që financon Bashë në fushatën që bën kundër vendit në arenën ndërkombëtare. Balla deklaroi se Basha nuk është sot në protestë pasi shamngu Prokurorinë ashtu si bëri në vitin 2007 kur u thirr për të dëshmar lidhur me akuzat në aferën e Rugës  së Kombit.

"Dy rusë të tjerë janë të përfshirë në kompaninë që paskan mabështetur Lulzim Bashën në fushatën e nxirjes së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Lulzim Basha iu shamng hetimit dhe  pas gjykimit në aferën e rrugës së Kombit duke dërguar raporte nga mjeku. Edhe sot që duhet të ishte përpara Prokurorisë shpiku një rrugë për të shkuar atje ku nuk duhet të ishte. Ata i lanë mandatet vetëm për hallet e tyre. Për mua si kryetar i grupit të shumicës iu them se jemi të gatshëm të dialogojmë me ju për interes të vendit", u shpreh Balla

1545396256_balla4.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Studentja e dhjetorit: 22/03/2019 13:59

    Te lumt Rudina edhe pse shume me emocjone me pelqeve per ate qe the.Shume turp per vellain tend qe del ne krah te atyre qe i grane baben po mund ta kuptoj se gjith ç’far gjerash qe ka perdor Kiri ja kane djeg trunin.Bej partine qe nisi baba jot kam qene dhe une mes atyre studenteve po mos e humb rrugen se shume demoktate te vertete do kesh ne krah.

    Përgjigju
  • BRSS: 21/03/2019 20:52

    BOBO ÇA BEHET KETU TE NE KJO RUDINA ESHTE COPE COPE NGA INTELEKTI KJO NUK DI TE FLASI PALE PER TE TJERAT TE DHJEFSHA SHKOLLEN QE KE BER APO KE DHEN NDONJE SHUK ME LEKE QE MORE DIPLOMEN

    Përgjigju
  • xreport: 21/03/2019 19:28

    mami do e kaloje vetingun? vllai ne protest nga cila ane to rendosh ti moj vajz qe zdi me mbajt nje fjalim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim