Javë grevash për
transportin ajror në Europë

Javë grevash për <br />transportin ajror në Europë
TIRANE – Do të jetë një javë e vështirë kjo që sapo kemi nisur për transportin ajror në Europë. Dy nga kompanitë më të mëdha kontinentit të vjetër, Lufthansa dhe Iberia, nesër dhe të enjten do të lënë në tokë në total rreth 800 avionë për shkak të greva të paralajmëruara.

Nesër kompania gjermane do të eleminojë 400 fluturime për shkak të grevës së personelit shpërndarës të bagazheve dhe atij të sigurisë në aeroportet e Gjermanisë. Lajmi u bë i ditur për agjencinë Bloomberg nga zëdhënësja e shoqërisë, Sandra Kraft.

Më i godituri do të jetë aeroporti i Frankfurtit, ku personi do qëndrojë larg punës për 9 orë e gjysëm. Në aeroportet e tjera gjermane greva do të zgjasë më pak.
Të enjten problemet do të spostohen në Spanjë ku shoqëria ajrore Iberia ka njoftuar sot se do të eleminojë mbi 400 fluturime për shkak të një greve të përgjithshme të shpallur nga sindikatat kundër reformës së punës të aprovuar nga Kryeministri Mariano Rajoy.

Iberia ka njoftuar se ka “fleksibilizuar tarifat për të lehtësuar, aq sa mundet, ndryshimin e biletave” për klientët e përfshirë në këto eliminime.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabiti prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabiti prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë