Javën e ardhshme, Rama
vizitë 5 ditore në SHBA

Javën e ardhshme, Rama<br />vizitë 5 ditore në SHBA
TIRANE- Javën e ardhshme, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pesë ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy do të jenë takimet më të rëndësishme ku do të marrë pjesë kryeministri Rama gjatë vizitës që fillon më 24-29 dhjetor. Kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në 24 shtator në ‘World Leadership Forum’, në Nju York, një aktivitet i organizuar nga Shoqata për Politikë të Jashtme (Foreign Policy Association).

E themeluar në vitin 1918, Shoqata për Politikë të Jashtme shërben si një katalizator për zhvillimin e njohjes dhe sigurimit të informacioneve dhe opinioneve për çështjet globale. Ndërsa të premten, më 25 shtator Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB­së, e cila këtë vit do të jetë e përqendruar në çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm. Çdo vit, në fund të muajit shtator, Organizata e Kombeve të Bashkuara mbledh Asamblenë e saj të Përgjithshme, ndërsa sivjet do të jetë sesioni i 70­të i saj dhe në të marrin pjesë liderë botërorë nga të gjitha shtetet anëtare.

Aty do të flitet kryesisht mbi shqetësimet aktuale botërore, me theks tek siguria e terrorizmi. Edhe në vitin 2013, kryeministri Rama mori pjesë në asamblenë e OKB-së, fjala e parë e tij në këtë organizatë, ku vuri theksin në faktin se shqiptarët përkrahin luftën kundër ekstremizmit dhe janë njerëz që jetojnë me punë të ndershme.  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i ftuar i veçantë në Forumin e Liderëve Botërorë në Universitetin e Kolumbias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vlerësimin e tij, çelësi i axhendës së Evropës Juglindore për zgjerimin duhet të jetë ky shqetësim që e ardhmja e përbashkët e gjeneratës tjetër të Evropës po ndërtohet në vendet anëtare po aq sa dhe në vendet kandidate, e po aq sa në vendet potencialisht kandidate, pra në Evropën Juglindore.

Gjithashtu kryeministri Rama pritet të marrë pjesë në eventin “Impakti i së ardhmes” që do të organizohet në datat 26­29 shtator në Nju York nga “Fondacioni Klinton”. Eventi “Impakti i së ardhmes” tashmë është kthyer në traditën e dekadës së fundit, ku udhëheqës të ndryshëm rakordojnë së bashku mbi mënyrën se si do të zgjidhin disa nga sfidat globale.

Organizatorët e këtij takimi të rëndësishëm janë pikërisht familja Klinton, të cilët kanë edhe fondacionin që mban emrin e tyre. Të gjithë pjesëmarrësit do të nxjerrin në pah pikat ku duhet punuar më shumë, në mënyrë që të sjellin progres në botën ku ne sot jetojmë. Disa nga sfidat që pritet të diskutohen janë ndryshimi i klimës, barazia gjinore, shëndetësia në rang global dhe nxitja e njerëzve për të bërë më shumë bamirësi. Pjesë e këtij eventi të rëndësishëm pritet të jetë edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Po ashtu, “Fondacioni Clinton” u ka dërguar ftesë edhe disa prej liderëve të tjerë botërorë, si dhe përfaqësuesve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Deri më sot, takime të këtij lloji kanë marrë më shumë se 3200 angazhime, të cilat kanë përmirësuar jetën e më shumë se 430 milionë njerëzve në 180 vende të botës.

Edhe këtë herë priten mënyra inovative për të hartuar zgjidhje sa më konkrete si edhe efektive. Sipas burimeve nga Kryeministria, kreu i qeverisë pritet të mbajë disa fjalime për tema të ndryshme si ekstremizmi, zhvillimi i qëndrueshëm, barazia gjinore etj.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon