Javën e ardhshme rikthehen në
punë njësitë e TEC "Kosova A"

Javën e ardhshme rikthehen në<br />punë njësitë e TEC "Kosova A"
PRISHTINE- Bordi i Drejtorëve i Korporatës Energjetike të Kosovës, konfirmon mbështetjen e plotë për menaxhmentin për tejkalimin e gjendjes se shkaktuar pas shpërthimit të djeshëm në repartin e elektrolizës të Termocentralit Kosova A.

“Bordi i Drejtorëve ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjet e punëtoreve të vdekur për humbjen e më të dashurve të tyre për t’ua lehtësuar dhembjet për aq sa është e mundshme duke u zotuar se do të jenë afër tyre gjatë kësaj kohe të vështirë për ta. Për këtë është tashme pajtuar për të dhënë një ndihme fillestare për këto familje për t’u lehtësuar sadopak vështirësitë e tyre në këtë çast”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Bordi i Drejtorëve ka ofruar mbështetje menaxhmentit dhe të gjitha organeve tjera për të kryer hetim të plotë dhe urgjent të rrethanave që kanë ndikuar në ketë tragjedi, me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës, cilësinë e shërbimeve ndaj klientëve dhe parandalimin e ndodhive të ngjashme në të ardhmen.

Në fund Bordi i Drejtorëve ka mbështetur menaxhmentin në marrjen e të gjitha masave dhe veprimeve operative të brendshme për vlerësimin e dëmeve materiale dhe nisjen e përgatitjeve tekniko-teknologjike për rifillimin e punës se njësive të Termocentralit Kosova A, sa më shpejt dhe mundësisht në fillim të javës së ardhshme.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij