Java e Fëmijëve, Vasili-Ramës: Krimi
dhe gjuha agresive janë armiqtë

Java e Fëmijëve, Vasili-Ramës: Krimi<br />dhe gjuha agresive janë armiqtë<br>
Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas statusit të Ramës në Facebook për të drejtat e fëmijëve. Vasili akuzon qeverinë dhe shprehet se varfëria, papunësia taksat e larta e të padrejta, droga, krimi dhe gjuha agresive janë armiqtë më të egër.

Nisur nga situata në Bulqizë, Vasili thotë se duhet të largojmë ata që detyrojnë fëmijët e mitur të nxjerrin krom.

STATUSI I PETRIT VASILIT
Sot eshte dita femijeve dhe mendimi i pare shkon vetem tek ata. Femijet kane nevoje si ajri per nje familje te qete te bashkuar dhe te forte.

Varferia, papunesia taksat e larta e te padrejta, droga, krimi dhe gjuha agresive jane armiqte me te eger te familjes dhe te femijve si pjesa me delikate.

Te mos kursejme asgje qe femijet tane te rriten te qete ne Shqiperine tone te dashur dhe ne familje, qe forcohen.

Te largojme ata qe detyrojne femijet e mitur te nxjerrin krom, ata qe detyrojne femijet te shperndajne droge, ata qe u largojne prinderit nga puna per nje teser partie, ata qe parate e femijve jua dhurojne pasanikeve miq te tyre per ti ndare se bashku, duke e goditur e shperbere familjen shqiptare me tragjedine e varferise dhe skamjes.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot