Java e kuzhinës italiane në Shqipëri, jo vetëm ushqim i shijshëm, por edhe i shëndetshëm

Java e kuzhinës italiane në Shqipëri prej datës 19 deri në datë 25 nëntor do të ketë në qendër të aktiviteteve “Dietën mesdhetare”. Ushqim i shijshëm,  i shëndetshëm, por edhe ekonomik do të jetë pranë qytetarëve të Tiranës. Nuk do të mungojë edhe një rrugëtim i veçantë në lokalet e kryeqytetit, i cili do të përqendrohet në aperitivin e vërtetë italian dhe veprimtaritë kulturore.  Ambasadori italian, Alberto Cutillo, shpjegon detajet e këtij aktiviteti

Jemi këtu për të përuruar javën e tretë të kuzhinës italiane në botë. Kjo veprimtari merr shkas pas organizimit ekspo-Milano 2015, i ka fillesat në vitin 2016 për të promovuar të gjitha produktet italiane nëpër botë. Këto vlera mund të përqendrohen në disa pika kyçe, sikurse është qëndrueshmëria, cilësia, biodiversiteti dhe siguria ushqimore. Produktet ushqimore në Itali kanë arritur eksportimin e tyre, duke kapur shifrën 21 miliardë euro, 7 për qind më shumë se viti 2016. Nisma të tilla kanë jo vetëm karakter ekonomik, por edhe në promovimin e turizmit.

Ambasadori italian Alberto Cutillo

Tema është dieta mesdhetare
Alberto Cutillo:
Tema qendrore e kuzhinës italiane në botë është dieta mesdhetare. Kjo ditë ka bërë të mundur, që t’i dhurojë popullsisë italiane një jetëgjatësi më të madhe se popullsitë e tjera. Dieta mesdhetare krahas faktit që është një dietë e shëndetshme, ndikon edhe në humorin tonë. Edhe deri diku ekonomike edhe e qëndrueshme.

Çfarë ka në qendër kjo javë?
Alberto Cutillo: Kjo javë ka gjithashtu përparësi formimin profesional, vlerësimin e zonave të ndryshme italiane dhe të internerareve eno-gastronomike,edhe promovimin e verërave cilësore.

Çfarë do të ndodh në Shqipëri?
Alberto Cutillo: 
Në kuadër të edicionit të tretë të kuzhinës italiane do të përfshihet qarku i Puglia-s, ku do të organizohen aktivitete të ndryshme, por do të jetë i pranishëm edhe qarku i Marche-s, projekt që do të shpaloset edhe në Berat, Elbasan dhe në Vlorë.

Një nga zakonet që nuk është rrokur shumë në Shqipëri është aperitivi italian, për ta shijuar më shumë këtë aspekt ka menduar Instituti Italian i Kulturës dhe Instituti Italian me Jashtë, që do të promovojnë më shumë këtë aperitiv që të pranohet gjerësisht nga qytetarët e Tiranës. Për ta përmbyllur nuk do të mungojnë mbrëmjet muzikore, këtu do të doja që të përmenda veprimtaritë muzikore, për Rosinin, “il buongustaio”, që këtë vit përkojnë me 150-vjetorin e vdekjes së kompozitorit.

 “Ky edicion i kuzhinës italiane në Shqipëri zhvillohet për të promovuar marrëdhëniet edhe shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve, por edhe për të promovuar turizmin... Për t’i dhënë një shtysë të mëtejshme lidhjeve që ekzistojnë mes vendeve tona, duke vlerësuar veprimtaritë që zhvillohen mes dy vendeve në Shqipëri, kemi menduar që të kemi edhe një veprimtari konkretet nga qarku i Puglia-s dhe Marche-s. Kjo do të bëjë të mundur që dy kryetarët e këtyre qarqeve do vijnë në Shqipëri. Në Shqipëri java e kuzhinës italiane është e pranishme gjatë gjithë vitit për shkak të ngjashmërive që ekzistojnë, por edhe sepse ushqimi është shumë i shijshëm. Por përtej të shijuarit së bashku, qëllimi ynë kryesor që të ndalim edhe tek çështje me karakter më të thellë, që të vazhdojmë të jemi të pranishëm, duke e mbështetur Shqipërinë, sikundër kemi bërë në tërë këto vite”.

Serafino Stajano, shef i zyrës tregtare të ambasadës italiane

Ne përqafuam nismën për të qenë pjesë e javës së kuzhinës italiane në Shqipëri. Kryetari të qarkut të Puglia-s do të jetë në Tiranë javës së ardhshme, ku do të takojë zotin Erion Veliaj. Ai do të dhurojë 3000 pemë për të ashtuquajturin pyll orbital. Në kuadër të javës do të organizohet edhe një konferencë shkencore që do të ketë në fokus temën, se një ushqim i mirë ka të bërë edhe më një shëndet të mirë.

Përfaqësues i qarkut të Puglia-s, Claudio Polignano

Kemi krijuar edhe një hartë të vogël se ku do të shërbehet aperitivi italian, si Frend’s book house, Vena, Divina dhe Tulla Center. Do të ketë edhe muzikë. Aperitivi do të shijohet për një javë nga data 19 nëntor.

Elisa Scelsa, përgjegjëse e agjencisë së tregtisë

Veprimtaritë në kuadër të javës së kuzhinës italiane nisin në datë 19 nëntor.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja