Dizenjot e veshjeve për sezonin e ardhshëm pranverë-verë u shfaqën nga modelet Argjentinase në pasarelën e Javës së Modës në Buenos Aires. Të apasionuarit pas fashion-it u mblodhën në kryeqytetin Argjentinas për të parë risitë më të fundit të modës.

Stilistja Antonella Lamanga bëri hapjen e  sfilatës me linjën e re “Kybalion” e cila guxon me forma të ndryshme gjeometrike të inspiruara nga arti dhe iluzioni optik. Lamanga shpjegon se koleksioni i saj shfaq deformimin e realitetit dhe perceptimin e ndryshëm nga njerëzit, në varësi të këndvështrimit dhe horizontit të secilit.

Kostumet pranverore dhe verore të mëndafshta e trikotazh ishin të shoqëruara me aksesorë të shumtë plastikë. Dizenjuesi Emiliano Blanco shpjegon se linja e tij e kostumeve ishte në nderim të stilit futuristik të hapësirës nga kombinimi i modës së viteve 60-të dhe 70-të.

Duke shtuar se është një koleksion me këpucë, sandale dhe variante të tjera sportive, si për femrat ashtu dhe për meshkujt. 

Ndërsa Benito Fernandez, me linjën që mban emrin e tij, thotë se koleksioni i këtij sezoni shkon drejt gruas së shkujdesur, të zonave urbane. Ai shpjegon se është frymëzuar nga lindja ndaj ka copa të printuara, mëndafshi dhe pambuku dhe synon që vehsjet e tij të jenë sa më praktike.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)