Një mural kushtuar lidhjeve të ngushta të miqësisë mes Italisë dhe Shqipërisë është prezantuar sot në Tiranë, në një nga lagjet qendrore të kryeqytetit shqiptar.

Vepra mban firmën e artistit të njohur sardinez Fabio Schirru, dhe është krijuar në njërën nga anët e një ndërtese katërkatëshe. Ajo paraqet dy brigjet e detit Adriatik.

Murali që u prezantua sot është një nga shumë aktivitete dhe evente kulturore në kuadër të Javës së Italisë.

"Adriatiku ka qenë historikisht një hapësirë ​​e rëndësishme, një pikë ndërlidhjeje mes dy vendeve me tradita të ndryshme. Dy vende të ndarë, por në të njëjtën kohë të bashkuar nga deti", shpjegoi Tellas.

 Në ceremoninë e prezantimit, përveç ambasadorit italian në Shqipëri Fabrizio Bucci, ishte edhe ministrja shqiptare e Kulturës, Elva Margariti.

Java e kulturës italiane nisi më 1 qershor e deri më 7 qershor 2023 në Shqipëri po prezantohen më shumë se 60 evente e nisma.