Nga data 2 qershor deri në datën 8 qershor Shqipëria do të mikpresë Italinë në kuadër të Javës Kulturore Italiane.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku thekson se kjo javë do të jetë e mbushur me një seri aktivitetesh, që do të përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e një kulture që admirohet nga e gjithë bota, e që ja vlen të përjetohet në çdo grimcë.
‘Shqipëria mikpret Italinë, nga data 2 deri me 8 qershor në një javë të mbushur me një seri aktivitetesh super, koncerte, opera, shfaqje kontemporane, sport e shumë të tjera, të gjitha aktivitete që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e një kulture që admirohet nga e gjithë bota, e që ja vlen të përjetohet në çdo grimcë.’- shkruan Rama.
Edhe ministri i Kulturës dhe Ekonomisë Blendi Gonxhja ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë.
‘Lidhja jonë me Italinë është e shënjuar në shekuj e në breza. Jemi frymëzuar nga kultura e saj me rrënjë të thella dhe jemi tërhequr pafund nga sharmi i saj. Ky është një moment historik, jemi krenarë të presim Javën Italiane të Kulturës. Kjo javë do të jetë e mbushur me aktivitete që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e kësaj kulture që admirohet nga e gjithë bota dhe është një nga lokomotivat e kulturës së njerëzimit. Koncerte, opera, shfaqje kontemporane, design, arkitekturë, sport, konferenca, një pafundësi aktivitetesh dhe emocionesh, të gjitha për t’u përjetuar në çdo grimcë. Bëhuni pjesë e Javës Kulturore Italiane! Çdo event është një eksperiencë e gjallë. Na ndiqni!’- shkruan Gonxhja.
Java Kulturore Italianë do të hapet me një event madhështor që feston historinë, kulturën dhe trashëgiminë. Në kuadër të 100 vjetorit të zbulimit të Parkut Kombëtar Arkeologjik të Butrintit, do të ketë një shfaqje artistike që do të zgjojë gurët e antikitetit nga gjumi i thellë.
Grupi artistik “Artemis Danza”, sjell në skenë 4 aktet e veprës opersitike "Voci di Donne", të kompozitorit legjendar Puccini. Ky interpretimin muzikor, koreografik, vizual, pritet të jetë tepër emocionues dhe për t'u mbajtur mend. Eventi unik, me datë 2 Qershor, në orën 20:00, në Teatrin e Butrintit!
M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Maj, 09:30
Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?
-
Po
83.8%
-
Jo
5.2%
-
Nuk do votoj
11%
Vota total: 1354
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Lamborghini i Noizy-t sa 50 mijë pensione', Rama i përgjigjet Berishës: Kushton shumë më pak se 6 milionë dollarë! Po bufi ku i gjen lekët?!
4 Maj, 12:56
-
Rama-demokratëve: Si do të bëhet Shkodra madhështore me Luçiano fake Pavarottin? Më 11 maj, më mirë rrini në shtëpi e dëgjoni atë të vërtetin
4 Maj, 12:16
-
Rama: Shkodra duhet ta kapërcejë 'problemin' psikologjik! Me Luçiano fake Pavarottin do e bëjnë qytetin madhështor? Diaspora do t'i japë shuplakën më të nxehtë kënetës
4 Maj, 11:25
-
Gafa e Berishës për pensionin minimal 100 euro, Rama e ironizon me videon e bufave: Rrjedh e rrjedh, prapë e shtrëngon dorën se 6 mln dollarët i do për hallin e vet
4 Maj, 10:55
-
Rama në Shkodër: Shqipëria në 2013 ishte në prag të kolapsit të dytë të ngjashëm me piramidat! Na dukej tmerr aritmetika e Lulit, tani 7x7 bëjnë 6 milionë
4 Maj, 09:36
-
VIDEO/ ‘Bufi&Tiku drejt bashkimit’, Rama ironizon sërish Berishën, Lapajn dhe Bashën: Teatri i Kukullave mbyll sezonin në pritje të heqjes së non gratës, shihemi pas 4 vitesh
4 Maj, 09:26
-
'Meqë pyeti ku është fituesja e Primareve...', Zhupa i përgjigjet Ramës: Qytetarët do zgjedhin programin e PD, jo gënjeshtrat e ricikluara të qeverisë
4 Maj, 07:26
-
‘Zegjineja në majë të Thanës’, Berisha i përgjigjet kandidates së PS: A popullarizohet ajo pisketë, që ça s’thotë nga goja? Rama si diktator
3 Maj, 22:39
-
‘Nuk luftohet korrupsioni me shokët e Ramës, Metën e Roshin...!’, Basha nga Lapraka: Vota është çelës, ose hapni portën e shpresës, ose portën e 313-ës! Mbështetje SPAK-ut
3 Maj, 21:39
-
Çelet sezoni veror në Himarë/ Rama nuk kursen batutat për Greqinë: Korfuzi number one, Athina hë hë…
3 Maj, 21:29
-
Rama nga Saranda: PS s'e ka tradhtuar kurrë interesin kombëtar! Bufi na kishte lënë namin e zi në Europë! Nëse doni rripin e Vangjel Dules, votoni bufin!
3 Maj, 17:47
-
‘Fara e keqe që polli ndjesë pastë LSI-ja!’ Lapaj i përgjigjet Ramës dhe ndryshon strategji: Nëse ne marrim vota për të pasur në dorë qeverinë, ti s’do jesh më kryeministër! (VIDEO)
3 Maj, 17:05