Një sërë aktivitetesh kulturore po mbahen në Tiranë si pjesë e Javës Kulturore Izraelite.

Aktivitetet kanë filluar të mbahen prej ditës së djeshme, me një koncert të artistet Hillel në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe me shfaqjen për fëmijë “The Wish”, një shfaqje komike dhe poetike nga Einel Gury dhe Yaron Sancho Goshen në Teatrin e Kukullave, që sot do të shfaqet sërish në Spitalin Pediatrik në Tiranë.

Aktiviteti përmbyllës është menduar të mbahet nesër në mbrëmje në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental me performancën bashkëkohore nga Miriam Engel, të titulluar “Birdwoman”. Miriam Engel është një koreografe, valltare dhe aktore me mbi 20 vite përvojë krijuese në Izrael, Evropë, SHBA, Afrikë dhe Lindjen e Largët.