Java nis me mot të paqëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat sot

Java nis me mot të paqëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat sot

Moti

Të hënën, vendi do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të qarkullimit të një qendre të presionit të ulët mbi rajonin e Ballkanit shoqëruar me masa ajrore të lagështa. 

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur  se moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime të herëpashershme me vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. 

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të territorit.

Prej orëve të vona të mbrëmjes reshjet ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat luginore, pritet që të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit. 

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi 8-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë. 

Temperaturat sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak 

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Kërkuan shpalljen emergjencë mjedisore, këshilltarët e opozitës braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Situata serioze, 8 bashki s’kanë ku depozitojnë mbetjet!

Elbasan/ Kërkuan shpalljen emergjencë mjedisore, këshilltarët e opozitës braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Situata serioze, 8 bashki s’kanë ku depozitojnë mbetjet!