Java nis me temperatura të larta! Dita e enjte më e nxehta me 39 gradë celsius

Java që vjen pritet të shënojë dhe temperaturat më të larta të muajit ku dita e enjte do të shënojë rekord me 38-39 gradë celsius. Meteorologia Lajda Porja tha gjatë një lidhje me Report Tv tha se masat ajrore të ardhura nga veriu i Afrikës ka sjellë rritje të menjëhershme të temperaturave që këtë fundjavë dhe se javën që vjen do të shënohet edhe rekordi i tyre 38-39 gradë celsius të enjten.

"Në 24 orët e fundit kemi pasur hyrje të masave ajrore që vijnë nga veriu i Afrikës duke çuar në një rritje të ndjeshme të temperaturave. Krahasuar me të gjitha vlerat termike të regjistruara gjatë qershorit kjo fundjavë ka shënuar kulmin ditën e sotme  me  36 gradë ku zonat e më të nxehta kanë qenë qarku i Elbasanit, Berat dhe Kuçova. Pa më freskët kanë shënuar zonat malore me 28-29 gradë. Edhe javës tjetër do të ketë temperatura të larta, ku dita e enjte do të shënojë 38-39 gradë", tha meteorologia.

I.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PD-së, a besoni se do të bëhet vettingu i politikanëve?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Rindërtimi i rrugës panoramike të Kurveleshit, Rama: Zgjeron ofertën turistike, lidh historinë e Tepelenës me bregdetin e Jonit