Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 6 deri në 12 Qershor) ku sipas tij do të ketë ndikime tepër të mëdha duke qenë se Saturni është në retrogardë, duke bërë që të jemi më të vëmendshëm kundrejt gabimeve tona.
"Këtë javë saturni është në retrogradë dhe do të na bëj më të vëmendshëm kundrejtë gabimeve tona. Dy shenjat që duhet të tregojnë më kujdes janë Ujori dhe Luani, duhet të tregohen të vëmendshëm në lidhje kontratash apo udhëtimesh, duhet të kontrollojnë çdo detajë, për të mos pasur ndonjë problem. Probleme ligjore apo padrejtësi do të dalin në pah por secili do të fitojë të drejtën e tij. Ndërsa shenja e gaforres dhe Bricjapit do të jenë më të favorizuarat për këtë javë, e cila do të nis mbarë sidomos në fushën ekonmike, por edhe suprizat nuk përjashtohen" tha ai.
Dashi
Jeni në rrugë të mbarë, 10 ditëshi i dytë dhe i tretë duhet të tregojnë kujdes me financat sepse harxhojnë më shumë seç duhet, mesi i javës sjell lajme të mira.
Demi
Një javë e favorizuar për shenjën e Demit edhe pse nuk duhet të tregohen shumë kokëfortë. Në fushën e punës do të zgjidhet një problem. Edhe pse saturni është në retrogradë, pra në anën e kundërt do t'ju ndikojë pozitivisht në punë dhe në karrierën tuaj. Në fushën shpirtërore duhet të tregoheni më të kujdesshëm sidomos me debatet. Kujdes të mërkurën dhe të dielën.
Binjakët
Rastësia është mbreti i gjithçkaje. Ky është momenti juaj. Edhe pse duket sikur biznesi nuk po ecën mirë, mos u shqetësoni të mërkurën do të ndreqni ca gabime. Për ju që jeni në kërkim të një pune të re, mesi i javës do të jetë favorizues. Mundësi të mëdha ju presin. Në fushën shpirtërore, e favorizuar është lidhja me Peshk ndërsa vëmendje duhet t’i kushtoni një lidhje me Akrep.
Gaforrja
Shenjë që është gjithmonë në lëvizje. Do të jetë një javë e mbarë pa shumë zhvillime me stabilitet ekonomik financiar. Në fushën sentimentale lidhjet me Dash dhe Bricjap janë ideale.
Luani
I kushtoni shumë rëndësi momentit, doni të keni gjithçka në kontroll, ju e dini atë që kërkoni dhe dëshironi të bëni, është një javë e mbarë për të realizuar takime. Kujdes në marrëdhëniet shoqërore, pasi do të jetë një javë me disa pengesa. Në fushën sentimentale do të keni një javë problematike.
Virgjëresha
Jeni gjithmonë në kërkim të perfektes dhe në luftë me vetveten. Kërkoni vetëm drejtësi edhe pse është periudhë verore ju jeni të angazhuar më tepër seç duhet me punë. Ndoshta ka ardhur momenti edhe për një punë të re. Është kohë ideale për të bërë ndryshimin. Fusha ekonomike financiare është në stabilizim.
Peshorja
Në dashuri jeni të parët. Planetet do t’ju japin mundësi për të stabilizuar jetën tuaj. Një gëzim i madh vjen në familje. Një njohje mund të kthehet në serioze. Keni mundësi të mëdha prandaj mos lini asgjë pas dore. Në një çështje pune që ju shqetëson do të gjendet fajtori.
Akrepi
Edhe pse jeni pak nevrik do të ndryshoni me kohën. Ndikime pozitive nëse do të nisni një punë të re ose do të merreni me një biznes. Vetëm kujdes, çdo iniciativë të re, mbajeni sekret. Një njohje e re mund të kthehet në diçka më serioze, është moment ideal. Mos reklamoni dashurinë tuaj. Mbani çdo gjë për vete dhe të arrini aty ku dëshironi.
Shigjetari
Dhe pse keni një stabilitet ekonomik, përsëri shpenzoni më shumë sesa duhet. Jeni shumë shpërdorues. 10 ditëshi i dytë dhe i tretë është më i favorizuar në anën shpirtërore. Do të jetë një javë e mbarë komunikimi. Sidomos ideale do të jenë lidhjet me Bricjap, Gaforre, Virgjëreshë.
Bricjapi
Është një periudhë intensive për këtë shenjë, të cilët janë në kërkim të diçkaje të veçantë. Kanë nisur një punë të re e cila shkon mirë. Është një javë pozitive për takime biznesi. Jeni shumë punëtorë, punën e nisur e çoni në fund me sukses. Në anën shpirtërore, mundësi të reja. Më të favorizuara lidhjet me Peshore dhe Dem.
Ujori
Keni shumë gjëra për të thënë dhe realizuar. Padrejtësitë ju shqetësojnë, por gjithçka do të sistemohet, të tjerët do të trokasin tek ju dhe ju do të jepni verdiktin. Ju dini të falni dhe për këtë dilni gjithnjë të fituar. Një lidhje me Peshore, Dem dhe Shigjetarë është pozitive.
Peshqit
Edhe pse ky është cilësuar një vit i mbarë për ju, përsëri duhet të tregoni kujdes me shpenzimet sepse harxhoni më tepër sesa merrni. Kufizoni shpenzimet! Në anën shpirtërore mund të ndjeheni fajtorë, bëni kujdes. Një lidhje me Gaforre dhe Shigjetarë bëni kujdes në lidhje me një ngërç që keni patur.