‘Javë plot supriza dhe mundësi të reja’, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara

Astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimin  e yjeve për javën 6-12 shkurt në “Rreze Dielli”. Ai thotë që do të jetë një javë me ndikime pozitive për të gjitha shenjat.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi

Ka një ndikim shumë të mirë në pozicionimin planetar që ndodhet duke i dhënë një mundësi shumë të mirë në zhvillime të reja. Fokusin më të madh për këtë javë do ta keni tek ekonomia, sepse disa çështje të pa mbyllura më parë në lidhje me ekonominë, ka ardhur momenti tani për t’i zgjidhur. Në lidhje me çështjet shpirtërore një lidhje me Bricjap dhe Luan duken të mbara. Vëmendje do të bëni me Peshore, sepse keni pasur një lidhje më përpara dhe jeni shkëputur për një arsye apo tjetrën por duket se tani është momenti bashkimit për të shkuar në altar.

Demi

 Ndikimet më të mëdha do t’i keni në dashuri, një çështje shumë e madhe, një udhëtim është mëse i mundur, mërkuri në Bricjap ju jep mundësinë dhe komunikimin. Duket se do të realizoni një udhëtim jashtë Shqipërisë. Në çështje që lidhen me anën shpirtërore, lidhjet me Bricjap dhe me Virgjëreshë  duken të mbara, pak vëmendje duhet të bëni me Ujorë sepse keni pasur disa debate por janë kalimtare.

Binjakët

Fokusin më të madh do ta keni tek nismat e reja sepse hëna e plotë e ditës së djeshme do të ketë një ndikim të madh deri me datë 20. Do të keni një mundësi të mirë për stabilizmin ekonomik në fushën e punës. Disa debate që keni pasur në punë mund t’i zgjidhni ditën e sotme dhe ditën e mërkurë. Një çështje që ka të bëjë me anën shpirtërore, një lidhje me Dem dhe Akrep dhe me Shigjetarë të 10-ditëshit të dytë, është një mundësi shumë e mirë që ju mund t’i zgjidhni.

Gaforrja

Gjithmonë kanë një mundësi plus sepse kanë dhe ndryshime të mëdha që mund t’i realizojnë. Fokusin më të madh do ta keni në një udhëtim të rëndësishëm pune dhe shumë gaforre të 10-ditëshit të parë dhe të tretë do të nisin diçka të madhe në fushën e biznesit. Një çështje kreditimi duket se e fitoni, është një mundësi shumë e mirë për çështjet aktuale dhe diçka e re që do të ndodhi në fushën e punës. Dhe diçka e madhe që do të ndodhi, në fushën e punës ka një rritje të madhe në këtë aspekt. Në çështjet shpirtërore një bashkim familjarë duket se është me Dash dhe Peshore dhe kanë ndikime shumë të mira. Kjo javë është shumë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme.

Luani

Do të foksuoheni tek lajmet pozitive. Këtë javë do të ndikoheni pozitivisht dhe është një mundësi shumë e mirë sot pasdite dhe pasnesër paradite, do të keni një ‘as nën mëng’ që mund ta shfrytëzoni për të mirën tuaj që do të thotë mundësira të reja, dokumentacione, lehtësira në gjërat që do të bëni dhe do të merrni disa para që janë në kërkim dhe duket se këtë javë realizohet.  Në çështjet shpirtërore një lidhje me Peshk dhe Akrep është e mbarë, pak kujdes duhet të tregoni me Ujorë

Virgjëresha

 Këtë javë do të keni mundësi në punën tuaj dhe në realizimin e ëndrrave. Një rritje në detyrë për ju që jeni në administrate, shumë gabime janë bërë në shpatullat e juaja dhe tani do të zgjidhet gjithçka.Është një moment tani që do t’ju ofrohet një ofertë shumë e rëndësishme në lidhje me punën tuaj. Të 10-ditëshit të dytë duhet të presin diçka shumë të madhe në familje, nuk përjashtohet mundësia të keni një shtesë familjare, gjithashtu një ndikim shumë të mirë në dokumentacione. Të palidhurit kanë pasur një debat me Binjakë dhe duket se e zgjidhin kurse me Ujorë është vet jeta.

Peshorja

Kanë një çështje shumë të rëndësishme në anën ekonomike-financiare. Duket se 10-ditëshi i parë i shenjës së PESHORES kanë një mundësi plus në lidhje me ndryshimet që do të bëjnë në role drejtuese. Një çështje ligjore ka të bëjë shumë dhe i jepet mundësia tani. Në lidhje me çështjet shpirtërore një vëmendje duhet të bëni me Peshk dhe me Binjakë.

Akrepi

Keni një mundësi shumë të mirë në punë dhe mund të arrini dhe një punë të dytë. Keni mundësi që të stabilizoni çështjet ekonomiko-financiare, një çështje kreditimi është e mundur të ndodhi. Çështjet që kanë të bëjnë me Luan dhe Ujorë është momenti perfekt kurse vëmendje do të bëni me Dem.

Shigjetari

Keni ndikime shumë të mira në çështjet ekonomike. Lidhjet ideale janë me Virgjëreshë dhe me DEM kurse me Gaforre kërkohet pak vëmendje.

Bricjapi

Janë në një dilemë prej shumë kohësh se çfarë të bëjnë me jetën e tyre, tani kanë momentin e artë që mund ta shtrytëzojnë. Do marrin vendime të rëndësishme nga kjo javë deri në fund të prillit. Është një moment shumë i mirë në çështjet shpirtërore, edhe nëse keni pasur probleme më parë duket se tani e realizojnë atë që duan se është një moment shumë pozitiv. Një mundësi që e kanë tani në lidhje me punën dhe karrierën dhe stabilizimi i tyre është i sigurtë atje ku do të shkojnë.

Ujori

Ana pozitive e juaja do të jetë ekonomia, vazhdimësia dhe stabiliteti. Në çështjet shpirtërore vëmendje do të bëni me akrep, mos u nxitoni.

Peshqit

Do të fokusoheni tek çështjet e anës shpirtërore, disa problematika të vogla që keni pasur i zgjidhni tani, është momenti juaj. Një takim që mund të bëni sot është takimi ideal për punën tuaj, ekonominë tuaj, stabilizmin tuaj është diçka shumë e madhe që do të ndikojë tek ju. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Akrep dhe Gaforre duken të mbara. Dhe me Bricjap duket se keni mundësinë për të zgjidhur gjëra të mëdha.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet