Ato festuan gjashtë vjetorin e martesës këtë vit dhe Jay-Z është i gatshëm të ulet sërish në gjunjë para partneres së tij. Këtë gjë e bëri ditën e djeshme gjatë eventit të madh “Met Gala” në Nju Jork.
Teksa po pozonin së bashku në tapetin e kuq, Beyonce i ra nga dora unaza dhe Jay-Z, i cili e vuri re atë e mori për t’ja vënë sërish në gisht.
E gjitha dukej si një skenë kur Jay-Z po I propozonte divës së tij bukuroshe.

Është cilësuar si një gjest romantik ai që bëri reperi mbrëmjen e djeshme duke tërhequr mjaft vëmendje.
Beyonce dukej mbrësëlënëse me një veshje të zezë që ekspozonte dekoltenë e saj, ndërkohë që në kokë kishte vënë një aksesor zbukurues.
Edhe Jay u duk elegant me një kostum serioz. Të dy partnerët do të nisin një tur të përbashkët muzikor më 25 qershor në Majemi.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com