Jennifer Lopez nuk rri dot pa punë pasi ka përfunduar suksesin e turneut të albumit të saj të fundit.

Ajo po luan për një film të ri në Los Angelos me titull, “The boy next door”.

Jennifer është veshur “casual” me xhinse, bluzë T-shirt ngjyrë gri dhe çizme të shkurtra me pëllush.

Gjithashtu shfaqet me look ndryshe, ngjyrë çokollatë më të errësuar.

jennifer lopez

Këngëtarja në këtë film ka rolin e një gruaje që po divorcohet dhe që është dashuruar me mikun e ngushtë të djalit të saj.

Djali në këtë rol është 26-vjeçari Ryan Guzman, për të cilin është edhe titulli i filmit.

Këngëtarja i dha fund lidhjes së saj me kërcimtarin Casper Smart përpara dy muajsh.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)