Një djalë pasi ka zbuluar se e dashura e tradhëton është hakmarrë ndaj saj duke e hedhur në koshin e plehrave.
 
Në një video të publikuar vërejmë momentet kur djali tërheq me forcë të dashurën duke e nxjerrë nga shtëpia për ta çuar në drejtim të koshit të plehrave ku përpiqet ta hedhë në një kosh metalik.
 
Në tentativën e parë ai dështon, ndërsa në një përpjekje të dytë ai e arrin ta hedhë vajzën në plehra.
 
Nuk bëhen akoma të ditura rrethanat e mëtejshme, ndërsa sipas mediave incidenti mësohet të ketë ndodhur në Rusi.
 
Gjithashtu akoma e paqartë se në çfarë kushtesh ndodhet vajza apo nëse autoritetet kanë marrë masa ndaj agresorit.