Je suis Charlie, Franca përkujton
1 vjetorin e viktimave të satirikes

Je suis Charlie, Franca përkujton<br />1 vjetorin e viktimave të satirikes
Ndërsa Franca kujton viktimat  e Charlie Hebdo, gazeta satirike ka gjetur një mënyrë interesante për të risjellë në vëmendje ngjarjen e 7 janarit 2015.  Një vit më parë të paktën 17 persona humbën jetën nga sulmet në redaksinë e gazetës dhe në një supermarket hebre.

Karikatura në faqen e parë të gazetës  paraqet  një Zot të zemëruar me gjak në duar dhe kallashnikovë të hedhur mbi sup.“Një vit më pas, vrasësi është ende në arrati”,- shkruhet në kryeartikull.

Qytetarët e Parisit kanë vënë lule dhe ndezën qirinj në ish-zyrën e Charlie Hebdo. Të pranishmit u ndalën dhe përpara  ndërtesës në Rue Nicolas-Appert, ku është vendosur  një pllakatë në kujtim të viktimave.

Shtatëmbëdhjetë persona kanë humbur në janar të vitit të kaluar, kur persona të armatosur kishin si shënjestër jo vetëm redaksinë por edhe një supermarket hebre.
Edhe pse Charlie Hebdo njihet për humorin e saj satirik, publikimi i ri është tejet provokues.

Numri i fundit i revistës satirike “Charlie Hebdo” ku pikturohej zoti si vrasës me kallashnikovë, ka shkaktuar kritika të Vatikanit.Selia e Shenjtë, e ka cilësuar shfrytëzimin e Zotit për të justifikuar urrejtjen si blasfemi.

E përditshmja e Vatikanit “L’Osservatore Romano”, shkruan se: “Prapa ekranit mashtrues dhe sekularizmit të pa kompromis, kjo revistë edhe një herë ka harruar se udhëheqësit fetarë të çdo besimi në mënyrë të përsëritur, kanë theksuar se, refuzojnë çdo lloj dhune në emër të fesë”.

Një vit më parë militantët islamikë hapën  zjarr në redaksinë e gazetës. Dymbëdhjetë persona mbetën të vrarë duke përfshirë  redaktorin e përgjithshëm Stephane Charbonnier, i njohur për lexuesit si Charb.  

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit