Jeff Bezos jep dorëheqjen nga posti drejtues si shefi ekzekutiv i Amazon

Jeff Bezos jep dorëheqjen nga posti drejtues si shefi ekzekutiv i Amazon

Themeluesi i Amazon Jeff Bezos do të tërhiqet nga posti drejtues si shefi ekzekutiv i gjigandit të tregtisë elektronike që ai themeloi në garazhin e tij gati 30 vjet më parë.

Ai do të bëhet antar ekzekutiv bordi ,një lëvizje që do t'i japë "kohë dhe energji" për t'u përqëndruar në sipërmarrjet e tij të tjera.

 Bezos, njeriu më i pasur në botë, do të zëvendësohet nga Andy Jassy, i cili aktualisht drejton biznesin e informatikës në Amazon.

Kompania tha se ndryshimi do të ndodhë në 6 mujorin e dytë të vitit 2021.

Në një letër drejtuar stafit të Amazon ditën e marte ai u shpreh se si Kryetar i bordit Ekzekutiv  do të qëndronte i angazhuar në iniciativa të rëndësishme të Amazon, por gjithashtu do të gjente kohën dhe energjinë e nevojshme për t'u përqendruar në Fondin Dita 1, Fondin e Tokës Bezos, Blue Origin, Washington Post dhe pasionet e e tij të tjera,

"Unë kurrë nuk kam pasur më shumë energji por ky fakt nuk ka të bëjë me dorëheqjen. Jam jashtëzakonisht i a pasionuar pas ndikimit që mendoj se mund të kenë këto organizata në të ardhmen." - shkruan ndër të tjera në letër Bezos.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët