Jemen, 48 ushtarë humbin jetën 
nga një sulm i ISIS

Jemen, 48 ushtarë humbin jetën <br />nga një sulm i ISIS
48 ushtarë kanë humbur jetën dhe 84 të tjerë janë plagosur prej një sulmi vetëvrasës me bombë në Jemen, të cilin e ka marrë përsipër ISIS.
 
Sipas AFP, sulmi ka ndodhur në një bazë ushtarake në qytetin-portin e Adenit, ku personeli ushtarak ishte grumbulluar për të marrë pagat.
 
Sipas zyrtarëve ushtarak, numri i viktimave është 48 dhe pritet të rritet, pasi disa prej të plagosurve janë në një gjendje të rëndë shëndetësore.
 
ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin duke u shprehur se ushtari i tyre kishte arritur të kalonte kontrollet e sigurisë përpara se të hidhte në erë veten e tij.
 
Para 8-të ditësh një sulm i ngjashëm kishte ndodhur në një qytet tjetër të Jemenit, në të cilin 48 ushtarë humbën jetën dhe 29 të tjerë u plagosën. Në të dyja sulmet që kanë ndodhur brenda këtyre 8-të ditëve, ISIS ka marrë përgjegjësinë për to.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës