TAIZ- Të paktën gjashtë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në një treg të provincës Taiz në Jemenin qendror. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se bomba u hodh nga një person i cili ishte përfshirë në një mosmarrëveshje biznesi. Policia ka nisur hetimit për shpërthimin.
Por deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Dëshmitarët flasin për një shpërthim të fuqishëm ndërsa në vendngjarje kanë parë trupa të shtrirë, gjak dhe të plagosur.
Provinca Taiz u shndërrua në një vatër të fuqishme protestash vitin e kaluar gjatë trazirave që përfshinë këtë vend.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com