JEMEN- Të paktën 60 persona janë vrarë gjatë përleshjeve mes rebelëve dhe anëtarëve të grupeve të armatosura të tribuve Hashid në veri të Jemenit.

Kjo është ajo çka referohet nga burimet lokale dhe të dy palët po kërkojnë të përhapin influencat e tyre, për një prespektivë që Jemeni të bëhet Shtet Federal. Situata është përkeqësuar edhe më shumë nga prezenca e ekstremistëve. 

Në jug të vendit 15 ushtarë janë vrarë nga një grup i cili dyshohet të ketë lidhje me Al Qaeda-n.

Redaksia online
(Elvana Bilali/sg/shqiptarja.com)