JEMEN-Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sanaa do të mbyllet për publikun deri në një urdhër të ri, njoftoi sot misioni diplomatik amerikan në Jemen në një komunikatë për shtyp, ndërkohë që vendi është zhytur në një kaos që prej dorëheqjes së të gjithë qeverisë nën presionin e milicisë së fuqishme shiite.
 
“Për shkak të dorëheqjes së fundmi të presidentit, të kryeministrit dhe të qeverisë së Jemenit, dhe të problemeve të sigurisë, ambasada nuk mund të kryejë shërbimet e zakonshme konsullore dhe aftësitë e saj për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve amerikanë në raste emergjence janë tepër të kufizuara”, bëri të ditur ambasada në një mesazh drejtuar shtetasve të saj./ ATSH/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)