Jemen, kolera prek mbi 300
mijë njerëz
Të paktën 300 000 njerëz janë infektuar nga shpërthimi i kolerës në Jemen nga lufta civile gjatë 10 javëve të fundit, një kërcënim që duket shumë më i rëndë se sa plumbat dhe bombat.
Të paktën 300 000 njerëz janë infektuar nga shpërthimi i kolerës në Jemen nga lufta civile gjatë 10 javëve të fundit, një kërcënim që duket shumë më i rëndë se sa plumbat dhe bombat.
Komiteti ndërkombëtar i kryqit të kuq që dha alarmin tha se situata ka dal jashtë kontrollit me rreth 7000 infektime në ditë.
Sipas informacioneve nga zyrtarë të kësaj organizate, më shumë se 1700 njerëz kanë humbur jetën për shkak të kolerës gjatë muajve të fundit në Jemen. Ekspertët në terren raportojnë se sistemi shëndetësor, ai i furnizimit me ujë dhe i pastrimit publik është në kolaps të plot pas 2 vitesh lufte mes rebelëve Huthi dhe forcave pro qeveritare.
Kolera shkaktohet kryesisht nga konsumi i ujit apo ushqimit të ndotur. Në shumicën e rasteve, te intelektualit nuk shfaqen simptoma, ose i kanë shumë të lehta, por tek rastet e rënda, vdekja vjen brënda pak orësh nëse sëmundja nuk trajnohet.
Më 24 Qershor Organizata botërore e shëndetit tha se Jemeni po përballet me epideminë më të rëndë të kolerës në botë me rreth 200 000 të infektuar.
Ndërkohë në pak më shumë se dy javë, numri është rritur me 100 000 të tjerë. Kryqi i kuq tha se numri mund të jetë edhe më i madh, pasi shumë njerëz i fshihen luftës dhe nuk janë paraqitur në qëndra shëndetësore, diçka që shton edhe më shumë rrezikun e përhapjes së mëtejshme të epidemisë.
Sipas OKB, shpërthimi i kolerës në Jemen është pasojë direkte e luftës civile, pasi mbi 14,5 milion njerëz nuk kanë akses në ujë të pastër dhe shërbim shëndetësor. OKB thotë se duhet ndalur lufta dhe duhen riparuar sistemet e dëmtuara, përndryshe kolera në vend do të shëndërrohet në një katastrofë njerëzore.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.8%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 873
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47