/ATSH-AFP/ - Të paktën 92 persona janë vrarë në jug të Jemenit në 24 orë nga sulmet e kryera nga koalicioni i drejtuar nga Riadi dhe luftimeve mes rebelëve Huthis dhe mbështetësve të presidentit të larguar, theksuan burime mjekësore dhe ushtarake.
"Vetëm në Aden, qyteti i madh në jug dhe në provincën fqinje të Lahej, 46 rebelë shiitë Houthis humbën jetën në luftime gjatë sulmeve ajrore", theksoi një burim ushtarak.
Sipas një zyrtari të shërbimeve mjekësore në Aden, tetë milicë mbështetës të presidentit, Abd Rabbo Mansour Hadi u vranë. Këta të vdekur i shtohen 38 të tjerëve tashmë të njoftuar nga zyrtarët qeveritarë.