Një avion luftarak kreu sot një sulm kundër kompleksit të pallatit presidencial në Aden, në jug të Jemenit, por pa e prekur atë, për shkak të kundërpërgjigjes nga toka, tha një burim i sigurisë i Jemenit.
"Avioni luftarak fluturoi mbi pallat, ku gjendej presidenti Abd Rabbo Mansour Hadi, por të shtënat e tij prekën një terren aty pranë", shtoi burimi.
"Kundërpërgjigjja nga toka detyroi avionin të largohej", theksoi ai./atsh/