JEMEN - Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të avionit ushtarak të Forcave Ushtarake Ajrore të Jemenit pranë aeroportit të Sanaa-s.

Avioni “Antonov”, ishte i prodhimit rus dhe po bënte një fluturim trajnimi. Pak kohë më parë ekuipazhi kishte njoftuar situatën emergjente duke kërkuar një ulje emergjente për një difekt motorri.

Ministria e Mbrojtjes ka hapur një hetim mbi inicdentitn.

Në tetorin e vitit të kaluar një tjetër avion ushtarak është rrëzuar në jug të Yemenit duke mbetur të vrarë 9 pasagjerë.

(lc/shqiptarja.com)