JEMEN – Të paktën 34 të vrarë pas sulmeve të Al-Kaedës

/ATSH-AFP/ - Pesëmbëdhjetë ushtarë jemenas dhe 19 xhihadistë u vranë sot gjatë dy sulmeve që u zhvilluan njëkohësisht nga grupi terrorist Al-Kaeda dhe luftimeve që pasuan në provincën e Hadramout në juglindje të Jemenit, sipas zyrtarëve dhe një burimi mjekësor.
"Dy sulmet kishin si objektiv pozicionet e ushtrisë në afërsi të qytetit Chibam", njoftoi një zyrtar ushtarak, i cili ndodhej në provincën Hadramout, kryeqyteti i Moukallas.
Ai raportoi për 12 ushtarë dhe 19 xhihadistë të vrarë, por një burim mjekësor bëri të ditur se 15 ushtarakë kishin vdekur dhe civilë të shumtë kishin marrë plagë të rënda gjatë sulmeve.
"Sulmet u zhvilluan në hyrjen perëndimore të qytetit Chibam, zonë e famshme për kullat e ndërtuara me argjil cilësuar 'Shkretëtira e Manhattanit", sipas zyrtarëve lokalë.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg