Jemen, ushtria vret 23 militantë të Al-Kaedas

Jemen, ushtria vret 23 militantë të Al-Kaedas
JEMEN- Forcat e Ministrisë së Mbrojtjes në Jemen kanë sulmuar një strehë të Al-Kaedas në pjesën jugore të vendit, duke vrarë 35 militantë. Ky lajm është bërë i ditur nga zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Jemenit duke shtuar se, ushtria tani ka marrë kontrollin në vendin e quajtur Banaa arabe, në afërsi të qytetit Jaar, vend i njohur si bastion i Al-Kaedas. Sulmi erdhi pasi pretendohej se Al-Kaeda, ka kryer një bombardim vetëvrasës të hënën gjatë një provë-parade të ushtrisë jemenase, ku u vranë 96 ushtarë.

Forcat jemenase janë sulmuar nga Al-Kaeda, duke u përpjekur për të shpërngulur militantët nga zonat që ata kanë marrë pas trazirave politike të vitit të kaluar.
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie