Derbi Dinamo-Partizani, që do të luhet të premten në orën 19:45 në Elbasan Arena, është një nga dy ndeshjet hapëse të javës së 22 të Superligës. ‘Nëndetësja’ e drejtuar nga Devolli dhe që Lufton për mbijetesë ka 4 humbje rradhazi, ndërsa Partizani sëfundmi e ka marrë veten duke siguruar 7 pikë në 3 ndeshje.
“Nga ndeshja e parë me Partizanin deri në ndeshjen me Teutën ekipi ka ardhur në rritje. Shkojmë shkelim zonën dhe krijojmë raste. Kjo më bën optimist dhe për nesër,”-deklaroi Bledar Devolli, trajner i Dinamos.
“Dinamo e ka shumë të vështirë, ka bërë mirë, por rezultatet janë ato që të japin entuziazëm. Nëqoftëse nuk merr rezultate atëherë skuadra kalon në ngërç psikologjik,”-u shpreh Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.
Sfida tjetër e ditës së premte është mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Shkodranët duan fitoren për vendet e larta në klasifikim, por Skënderbeu pas humbjes së fundit me Egnatian dhe sidomos renditjes ku gjendet në vendin e 10 nuk ka opsion tjetër veçse fitores.
“Më tepër se kurrë na bëjnë punë pikët se sa loja e mirë. Gjëja e fundit që mund të mendoj është dorëzimi,”-tha Migen Memelli, trajner i Skënderbeut.
Ndeshjet e tjera të kësaj jave janë Egnatia-Kastrioti, Tirana-Laçi dhe Kukësi-Teuta.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
12%
-
Jo
80.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Probleme shëndetësore në Bylis - Laçi, trajneri Francesco Moriero transportohet në spital gjatë ndeshjes
16 Mars, 16:29
-
Superliga/ Skënderbeu befason Vllazninë në 'Loro Boriçi', e mposht 1-2! Tirana merr një pikë kundër kampionëve
15 Mars, 20:29
-
Superliga luhet në dy ditë, spikat Egnatia - Tirana! Agjenda e javës së 30-të, flasin protagonistët
14 Mars, 13:54
-
Superliga/ ‘Klasikja’ s'i shërben askujt, Tirana 0-0 Vllaznia! Pa gola edhe ndeshja në ‘Niko Dovana’, kryeson Egnatia
12 Mars, 08:50
-
Partizani përmbys 1-2 Skënderbeun, Dinamo fiton me super Bregun! Laçi ndal Egnatian, sot spikat Tirana - Vllaznia
11 Mars, 08:31
-
Dinamo për autokritikë, Ilir Daja: Ka ardhur koha ta mposhtim Bylisin
9 Mars, 21:52
-
Partizani katër humbje radhazi, Abilaliaj para transfertës korçare: Mungojnë tre penallti për ne, gjykimi jo si duhet
9 Mars, 21:06
-
Hidhet shorti, mësohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë! Flasin protagonistët
7 Mars, 09:47
-
Superliga/ Tirana është 'gjallë', mposht 4-1 Laçin! AF Elbasani humbet shansin për 'Final 4', mbyllet java e 28-të
7 Mars, 08:37
-
Superliga/ Bylisi mposht 1-0 Teutën dhe del nga zona e ftohtë, 'zhyten' durrsakët
6 Mars, 16:00
-
Vllaznia thellon krizën e Partizanit, Egnatia mposht Dinamon dhe kryeson Superligën! Sylvinho në Rrogozhinë
6 Mars, 08:31
-
Tirana rigjen makthet e së shkuarës, Bledi Shkëmbi ngre alarmin: Javët po na ikin, të marrim pikët
5 Mars, 14:30